Jennifer Lawrence, e cila është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin Cooke Maroney, u shfaqt krah Leonardo DiCaprio për të promovuar filmin e saj të ardhshëm.

Aktorja 31-vjeçare mori pjesë në një shfaqje intime, pyetje dhe përgjigje dhe pritje në Ross House në Los Angeles për filmin e saj të ardhshëm në Netflix “Don’t Look Up”, që do të dalë në dhjetor.

Përveç Lawrence, regjisori/shkrimtari i filmit Adam McKay dhe yjet Leonardo DiCaprio, Meryl Streep dhe Jonah Hill, si dhe të ftuarit James L. Brooks, Regina Hall, Chloe Zhao, Kyle MacLachlan, Robert Pattinson dhe Suki Waterhouse u bashkuan për eventim e organizuar nga regjisori Bong Joon-ho.

Për këtë rast të veçantë, Lawrence dukej elegante me një mini fustan jeshil mëngë të gjata që tregonte barkun e rrumbullakosur. Ajo e kombinoi look-un me një palë taka të kuqe me rripa.