Jennifer Lopez i la pak vend imagjinatës teksa pozoi para kamerës me një set të brendshmesh të kuqe, duke u shfaqur me pjesë nga koleksioni i labelit për Ditën e Shën Valentinit.
Në foton e re, e cila u postua në Instagram, superylli 54-vjeçar, që është e martuar me aktorin Ben Affleck, shfaqej plot shkëlqim dhe vezullim. Trupi i tonifikuar i JLO nuk mund të kishte nxjerrë më mirë sytjenat e dantellave dhe rrobdishanin prej sateni të këngëtares.
Me flokët lëshuar me onde në një stil romantik ajo dukej e mrekullueshme.Jennifer u fotografua duke nuhatur njërën nga dy buqetat me trëndafila të kuq në tryezën përballë saj.

