Jennifer Lopez duket se po e shijon lirinë e saj pasi përfundoi xhirimet e komedisë së saj të re romantike në Netflix, “Office Romance”.
Këngëtarja dhe aktorja e famshme ndau një video në rrjetet sociale, ku kërcen e shkujdesur në plazh.
Në klipin që ajo ka postuar në llogarinë e saj personale në Instagram, ajo shfaqet e veshur me bikini dhe një fund të gjatë rozë, ndërsa kërcen në rërë.
“Kjo ndjenjë lirie… zyrtarisht ka mbaruar. “Romancë në Zyrë”, shkroi ylli 55-vjeçar latin në mbishkrimin e postimit të saj. Në filmin e saj të ri luan edhe Brett Goldstein, i njohur nga seriali “Ted Lasso”.