Një gjë të tillë e ka konfirmuar sot deputeti Lulzim Basha në një mbledhje me një grup të vogël mbështetësish.
Rrushaj është deputeti i radhës që braktis farsën e Lulzim Bashës, pas vendimeve të këtij të fundit për të mbajtur me forcë selinë e demokratëve.
Skenat e rënda të 8 janarit nga selia e PD ku demokratët u dhunuan barbarisht nga mercenarët e Lulzim Bashës dhe ndërhyrja e policisë duke hedhur bomba gazi, kanë bërë që Rrushaj të distancohet nga këto akte.
Në vend të Rrushajt, Basha ka emëruar Enkelejd Alibeajn. Ky i fundit largohet nga nënkryetar i Kuvendit.
Gjithashtu, nënkryetar i PD dhe nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë emërohet Agron Gjekmarkaj.