Prefekti i Elbasanit, Ali Mysliu, ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij si Prefekt i Elbasanit vetëm pak muaj pas emërimit.
Dorëheqja ende nuk është firmosur nga kryeministri ndërkohë që Z. Mysliu konfirmon se largimi është për shkaqe tërësisht personale.
Ali Mysliu mbajti detyrën e prefektit të Elbasanit për gjashtë muaj ndërkohë që më herët ka ushtruar profesionin e pedagogut pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”.
Ende nuk ka një emër për pasuesin e Z. Mysliu në postin e prefektit, por pritet që shumë shpejt të merret vendimi për zëvendësuesin.