Elena Pici, sekretarja e Përgjithshme në Ministrinë e Brendshme ka dhënë dorëheqjen.

Ende nuk dihet se pse Pici ka vendosur që të japë dorëheqjen nga posti i saj.

Së fundmi ka pasur ndryshime në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit, ku në krye të saj është emëruar, Muhamet Rrumbullaku.

Ai zëvendësoi në këtë post, Gledis Nanon, i cili u shkarkua disa javë më parë.