Gjykta e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 1 vit burg ish kryebashkiakun e Fushë Arrëzit, Fran Tuci.
Tuci përfitoi ulje të dënimit pasi u gjykua nme gjykim të shkurtuar. Tuci u dënua nga GJKKO për akuzën e” Shpërdorimit të detyrës”. Sipas SPAK ish zyrtari i bashkisë i shkaktoi dëm shtetit 234 milionë lekë, që konsiderohen si pasojë ndaj fondit pyjor nga hapja e një rruge rurale.
Hetimet për rastin nisën pas kallëzimit të shtetasit Lek Bicuku , i cili kishte licencë për shfrytëzimin minerar në fshatin Lëvozhë.
Pasi njoftoi IKM Shkodër, qytetari kërkoi hetime nga prokuroria e Pukës, mbasi konstatoi hapjen e një rruge, që nga ekspertët rezultoi me një gjatës prej 1.8 kilometër. Për këtë ndërhyrje ish kryebashkiaku Tuci, gjatë dëshmisë së tij ka thënë se shërbimin e kreu për banorët e zonave rurale dhe se nuk ka shpërdoruar detyrën. “Bashkia e Fushë Arrëzit, ka buxhet të vogël dhe ishte e pamundur që të siguronim fonde për hapjen e një rruge. Pasi të ardhurat u garantuan nga banorët që vazhdimisht kërkonin një rrugë, e çmova të arsyeshme të mos i pengoja”, ka thënë Tuci përpara SPAK kur ështe marrë ne pytje për këtë çështje.
Sipas tij kjo vendimmarrje ishte në të mirë të komunitetit, e për ti përmirësuar jetën banorëve. Por nga hetimet e SPAK ka dal në perfundim se rruga është ndërtim i paligjshëm përderisa nuk ka një studim dhe plan dhe per këtë u vunë nën akuzë ish kryebashkiaku dhe shtetasi Durim Margjekaj, si përfaqësues i kompanisë që kreu punimet.