Gjykta e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 1 vit burg ish kryebashkiakun e Fushë Arrëzit, Fran Tuci.

Tuci përfitoi ulje të dënimit pasi u gjykua nme gjykim të shkurtuar. Tuci u dënua nga GJKKO për akuzën e” Shpërdorimit të detyrës”. Sipas SPAK ish zyrtari i bashkisë i shkaktoi dëm shtetit  234 milionë lekë, që konsiderohen si pasojë ndaj fondit pyjor nga hapja e një rruge rurale.

Hetimet për rastin nisën  pas kallëzimit të shtetasit Lek Bicuku , i cili kishte licencë për shfrytëzimin minerar në fshatin Lëvozhë.

Pasi njoftoi IKM Shkodër, qytetari  kërkoi hetime nga prokuroria e Pukës, mbasi konstatoi hapjen e një rruge, që nga ekspertët rezultoi me një gjatës prej 1.8 kilometër. Për këtë ndërhyrje ish kryebashkiaku Tuci, gjatë dëshmisë së tij ka thënë se shërbimin e kreu për banorët e zonave rurale dhe se nuk ka shpërdoruar detyrën. “Bashkia e Fushë Arrëzit, ka buxhet të vogël dhe ishte e pamundur që të siguronim fonde për hapjen e një rruge. Pasi të ardhurat u garantuan nga banorët që vazhdimisht kërkonin një rrugë, e çmova të arsyeshme të mos i pengoja”, ka thënë Tuci përpara SPAK kur ështe marrë ne pytje për këtë çështje.

Sipas tij kjo vendimmarrje ishte në të mirë të komunitetit, e për ti përmirësuar jetën banorëve. Por nga hetimet e SPAK  ka dal në perfundim se rruga është ndërtim i paligjshëm përderisa nuk ka një studim dhe plan dhe per këtë u vunë nën akuzë ish kryebashkiaku dhe  shtetasi Durim Margjekaj, si përfaqësues i kompanisë që kreu punimet.

Previous articleIu shisnin tollumbace me oksid azoti adoleshentëve, njëri prej tyre në gjendje të rëndë në spital, tre të arrestuar në Fier (EMRAT)
Next article“Çfarë ke me djalin tim?” Si nisi sherri me policët në Gramsh, ku u arrestua ish-deputeti