Laura dhe Mateo Zyfi kërkuan ndihmën e Fiksit, pasi me vdekjen e nënës së tyre para gati 10 vitesh nuk kanë jetuar më bashkë.
Laura ka qëndruar në shtëpinë e fëmijës deri 18 vjeç dhe më vonë nëpër shoqe, ndërsa Mateo që 14 vjeç ka jetuar në një plevicë bagëtish, për ruajtjen e të cilave është paguar 60 mijë lekë.
Laura Zyfi u ankua në emisionin Fiks Fare se është e pastrehë. Ajo ka qëndruar në shtëpinë e fëmijës nga mosha 13-vjeç kur i vdiq e ëma deri në 18 vjeç, më vonë ka qëndruar nëpër shtëpitë e shoqe.
https://bf56e533a7768479b2f13c55445e7588.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html“Po bëj 4 -vite nëpër shoqe , nuk kam ku qëndroj më, njëherë te njëra njëherë te tjetra, kanë familjet e tyre” thotë Laura. Por Laura kërkon strehë jo vetëm për veten, por dhe për dy 2 motrat të cilat jetojnë akoma në shtëpinë e fëmijës e ndërsa vëllai i tyre i vetëm është çoban në fshat. Fiksi solli pamjet e vendit ku fle edhe vëllai i Laurës, aty ku mbaronin ballat e barit dhe fuçitë me misër për bagëtinë fillonte dhe krevati i Mateos i cili kërkoi nga Fiksi vetëm një strehë ku të qëndronte me motrën.
Ai thotë se babai e nxori nga shtëpia pasi u martua dhe lindi një fëmijë me njerkën, dhe kjo e fundit nuk e donte më në shtëpi.
Kështu u detyrua të dali nga shtëpia 15 vjeç dhe për 5 vite po qëndron në atë punë.
“Familja që më mban edhe më ushqen, më jep edhe 60 mijë lekë në muaj. Për të fjetur s’më mbajnë dot në shtëpi, sepse kanë djalin dhe vajzën e tyre” thotë Mateo.
Si fillim Fiksi kërkoi në Bashkinë Maliq zgjidhjen e rastit, por ky institucion kishte të pamundur strehimin për të dy jetimët, por që pasi të strehohen ata do ndihmojnë në punësimin e tyre.
Gazetarët e Fiksit komunikuan me Qendrën “Vatra”, të cilët morën përsipër strehimin e motrës dhe vëllait, dhe dërgimin e paketave higjenike për ta.
Top Channel