Një grua është gjetur e vdekur, mesditën e sotme në rrugën “Ukë Bytyqi” në Prizren.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj. Osmanollaj ka bërë të ditur se viktima ka jetuar e vetme, ndërkaq rastin për vdekjen e saj e kanë raportuar në polici fqinjët e saj.
“Rruga ‘’Ukë Bytyqi”, sot rreth orës 12:50, është raportuar rasti, por nuk dihet koha e vdekjes, sepse viktima ka jetuar e vetme. Është e lindur në vitin 1948. Ajo ka jetuar e vetme në banesën e saj dhe pasi që një kohë nuk është parë duke lëvizur, e kanë raportuar fqinjët e saj. Në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe ekipet e emergjencës. Vdekja e saj është konstatuar nga ekipi i emergjencës. Me urdhër te prokurorit trupi i pajetë është dërguar ne IML për obduksion”, ka deklaruar Osmanollaj.