Pas 12 vitesh arrati, 55-vjeçari shqiptar Ilir Plaku është ekstraduar në Itali, pasi u arrestuar në nëntor të vitit që lamë pas. Edhe pse kërkohej nga policia, Plaku vazhdonte jetën normalisht madje jetonte në luks në bregdetin e Durrësit, bashkë me familjen.
Ai kërkohej nga shteti fqinj, Italia, që prej 2009 si pjesë e një bande trafiku droge. Ai i humbi gjurmët policisë në Brancaleone dhe mori dënimin 5 vite e 11 muaj burgim.
Edhe pse dukej sikur u la në harresë, policia italiane rinisi kërkimet për 55-vjeçarin, duke e gjetur përmes monitorimit të rrjeteve sociale të tij dhe të afërmëve të tij në Komunën e Rrashbullit.
Në fotografitë e shumta që policia kishte siguruar dukej se burri bënte një jetë luksoze, udhëtime, darka familjare dhe shihej i veshur me rroba të stilistëve të mëdhenj.
Më pas Karabinierët raportuan elementët e rinj në Prokurorinë Publike në seksionin e shkëputur të Gjykatës së Apelit Sassari, i cili kërkoi nga Ministria e Drejtësisë të zgjerojë kërkimet përtej territorit të IKtalisë.
Operacioni, i filluar disa ditë më parë, u zhvillua në bazë të indikacioneve të siguruara nga karabinierët e Compagnia di Bianco. Kjo lejoi forcat e policisë shqiptare, me koordinimin e Interpol, të gjurmonin dhe arrestonin Ilir Plakun.
Fax news