Kina ka konfirmuar se një burrë është shtruar në spital me një rast të rrallë të gripit të shpendëve por tani tek njerëzit.
Një 55-vjeçar u sëmur nga virusi dhe u dërgua në një spital në Bazhong në Kinën jug-perëndimore. Ai doli pozitiv më 6 korrik pasi kishte ethe. Por ende nuk dihet se si e kontaktoi burri virusin, apo nëse ai ishte marrë me shpendë të sëmurë. Por zyrtarët thonë se rreziku i transmetimit në shkallë të gjerë është i ulët.
Virusi H5N6 është një nga disa llojet e gripit të shpezëve që shkencëtarët monitorojnë për transmetimin e mundshëm njerëzor. Në mënyrë tipike ky virus prek pulat, por edhe zogjtë . Shkencëtarët konfirmuan rastin e parë njerëzor të H5N6 në 2014, por OBSH ka raportuar edhe 32 raste pozitive nga viti 2014 deri më tani në vitin 2021.
Ndërsa nuk ka indikacione se ekziston një rrezik i menjëhershëm i një shpërthimi më të gjerë njerëzor H5N6, rasti shërben si një kujtesë se ka disa viruse të tjera të gripit që janë të afta të transmetohen nga kafshët te njerëzit. Shkencëtarët vazhdimisht monitorojnë llojet e gripit të kafshëve duke kërkuar shenja se ato mund të mutohen ose bëhen më të transmetueshme, me shumë ekspertë që paralajmërojnë pandemitë e ardhshme mund të jenë disa herë më të rënda se pandemia e Covid-19.
fax