Romelu Lukaku nuk do të jetë goditja e fundit e Chelsea në merkato. Kampionët në fuqi të Evropës po përgatisin dhuratën e radhës për trajnerin Thomas Tuchel.
Pasi shitën Fikayo Tomorin te Milani, Tammy Abraham te Roma dhe Marc Guehi te Crystal Palace, drejtuesit e “Bluve të Londrës” duan të përforcojnë mbrojtjen.
I përzgjedhur është Jules Kounde, mbrojtësi francez i Sevilla. 22-vjeçari ka një klauzolë largimi prej 90 milion eurosh, shumë që Chelsea e cilëson të lartë.
Kounde aktivizohet në qendër dhe krahun e majtë të repartit të prapavijës, në qershor debutoi me Francën, teksa AS shkruan se klubi i Premier League synon të arrijë akordin për një shifër më të ulët se ajo e përcaktuar në klauzolë. /abcnews.