Presidenti amerikan Joe Biden lidhur me zhvillimet në Lindjen e Mesme ka theksuar se nuk duhet aspak të ketë shpërngulje të dhunshme në Rripin e Gazës.
“Autoriteti Palestinez duhet përfundimisht të marrë përsipër qeverisjen e Rripit të Gazës dhe Bregut Perëndimor, pas luftës midis Izraelit dhe Hamasit”, ka thënë ndër të tjera presidenti amerikan.
Joe Biden paralajmëron gjithashtu se SHBA-ja është e gatshme të lëshojë ndalime të hyrjes kundër “ekstremistëve” që sulmojnë civilët në Bregun Perëndimor.
Unë i kam deklaruar prerazi udhëheqjes izraelite se dhuna ekstremiste kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor duhet të ndalet dhe ata që kryejnë dhunën duhet të mbajnë përgjegjësi”, thekson më tej Joe Biden.
/abcnews.al/