Sipas Zdenek Zeman, i intervistuar nga Corriere dello Sport, Lazio është favorite për derbin kundër Roma. Megjithatë, Jose Mourinho nuk ka dashur t’i përgjigjet bohemit në konferencë për shtyp.
“Nuk mund të presësh që një trajner me 25 trofe të fituar t’i përgjigjet njërit që ka fituar 2 herë Serinë B.
Nëse më pyesni për Trapattoni-n ose Capello-n, por Zeman… Ju lutem, nuk mund të përgjigjem”, ka thënë Special One.
Në lidhje me derbin: “Emocione? Është një derbi. Nuk është kurrë një ndeshje si të tjerat. Ka diçka më shumë.
Për 20 vite kam bërë 20 derbi, të parin në Lisbonë, i fundit do të jetë kundër Lazio-s në Romë. Shumë, emocionet janë një deja-vu, jam mësuar”.