Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell pritet të vizitojë sot Tiranën, si pjesë e turit të tij në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Bosnjë dhe Hercegovinë më 13-16 mars.
Vizita vjen në kuadër të përkushtimit dhe mbështetjes së BE-së për rajonin, duke pasur parasysh edhe luftën ruse kundër Ukrainës dhe ndikimin e saj në sigurinë e Evropës në tërësi.
Përfaqësuesi i Lartë do të takohet me Kryeministrin Edi Rama. Takimi i tyre do të pasohet nga një komunikim me shtypin në orën 11:00.Përfaqësuesi i Lartë Borrell do të takohet edhe me përfaqësues të tjerë të autoriteteve shqiptare dhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe do të shohë punimet restauruese që vijojnë tek mozaiku i Muzeut Historik Kombëtar, rinovuar në kuadrin e ndihmës së BE-së për rimëkëmbjen pas tërmetit. /abcnews.al/