Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka marrë pjesë sot në punimet e Kuvendit të PD ku ka mbajtur një fjalim prekës, për gjendjen ku e la partinë në vitin 2013 dhe situatën aktuale. Kur ajo doli në podium, të gjithë delegatët u ngritën në këmbë, ndërsa vet Topalli u përlot.

Edhe gjatë fjalës së saj ajo ka folur e prekur, me zërin duke ju dridhur. Sikur të kisha dalë një Kuvend më parë, ju tha delegatëve që e duartrokisnin gjithë kohën.

Pas 2013, PD hyri në krizë të vërtetë. Krizë lidershipi. Në Parlament deputetët bënin betejë me krimin, ndërkohë udhëheqja bënte pazare me qeverinë. Në shtëpitë e shqiptarëve po hiqeshin njerëzit nga puna. Në shtëpinë e kryetarit shtohej puna dhe e kunatit. Në vend të bashkëpunimit erdhi përçarja. Humbja nisi të quhej fitore”, tha ajo ndër të tjera.

Ish-kryeparlamentarja u shpreh se pavarësisht se krijoi një lëvizje të sajën, ajo kurrë nuk u largua nga Partia Demokratike, por PD-ja iku nga demokratët.

“Kur kam hyrë në politikë isha 30 vjeçe. Një nënë e re me dy fëmijë të vegjël. Guxova të ngrihesha kundër krimit. Herën e parë kam provu dhe armën mbi kokë, kurse herën e dytë linçimin nga të mitë. Jam ndjerë e lënduar nga vetmia nga beteja për këto çështje që po bëni sot ju.”