Pas spektaklit të fundit në Big Brother VIP Albania, banorët u përballën me një sfidë të pazakontë që solli shumë të qeshura dhe surpriza.
Në një kënd të veçantë të shtëpisë, ata gjetën një lopë të vërtetë, për të cilën duhej të kujdeseshin dhe ta mjelin.
Teksa radha për mjeljen i erdhi Jozit, atmosfera u bë edhe më interesante. Ai tregoi një aftësi të rrallë në këtë proces, duke habitur Olën dhe Gjestin, të cilët e vëzhgonin me kureshtje.
“Po ti ku ke mësuar të mjelësh kështu?” – e pyeti Ola me habi, teksa shihte Jozin duke e kryer procesin me lehtësi.
