Pas përfundimit të aventurës së tyre në Big Brother VIP Albania, duket se Joz Marku dhe Loredana Brati nuk po ecin më në të njëjtën rrugë.
Ky zhvillim ka bërë jehonë të madhe në mediat sociale, ku marrëdhënia e tyre e njohur nga ekrani ka filluar të përballet me spekulime të reja jashtë mureve të shtëpisë së famshme.
Në një vëzhgim të fundit në rrjetet sociale, është vënë re se Jozi ka hequr Loredanën nga lista e ndjekësve në Instagram, ndonëse ajo vazhdon ta ndjekë ende atë. Ky veprim i papritur ka ngritur menjëherë shumë pyetje dhe aludime për një ndarje të mundshme mes çiftit.
Edhe pse pas përfundimit të Big Brother, dyshja nuk e pranuan asnjëherë nëse janë bashkë, dalja publike e tyre në ‘Goca dhe Gra’ la të nënkuptohet se kanë gjetur gjuhën e përbashkët edhe jashtë shtëpisë. Por duket se, tani forcat që i lidhin ata po shuhen
Photoja e publikuar tregon qartë kërkimin e emrit të Loredanës në listën e ndjekësve të Jozit, ku rezultati është: “No users found”. Ky informacion ka bërë që ndjekësit të fillojnë të spekulojnë për një ndarje të mundshme dhe ato më të shpejta mes dy të rinjve të njohur.