Erion Murataj PSD

Jozi dhe Loredana, një nga çiftet më të komentuar gjatë qëndrimit në shtëpi, duket se kanë arritur një pikë kritike në marrëdhënien e tyre.

Në një video të publikuar së fundmi, dyshja shfaqen në një bisedë tejet të tensionuar dhe emocionale.

Jozi, i prekur dhe i lodhur, i kërkon Loredanës të largohet nga ai: “Ik o shpirt se jam ngopur, më shkatërrove, nuk mundem më. Çao, më rri larg”.

Loredana, e tronditur, i përgjigjet: “Si të të rri larg?”

Por Jozi vijon me tone të forta: “O zemër, çfarë statusi kemi ne të dy?”

Loredana mundohet të shpjegojë shkurt: “E kuptoj.”

Jozi reagon menjëherë: “S’je duke e kuptuar kurrë.”

Loredana këmbëngul: “Jam duke e kuptuar.”

Por situata nuk qetësohet. “Dhe rri kështu?” i thotë ai.


“Po ti vetë ma the kur ishim këtu”, i kujton ajo.

Në fund, Jozi përmbyll me një kërkesë të prerë: “Distancë, të lutem.”

Ky shkëmbim i fortë i fjalëve vjen pas disa ulje-ngritjeve mes tyre, duke ngritur pikëpyetje mbi të ardhmen e marrëdhënies së tyre.