Meta:

Të mos shmangemi nga thelbi i çështjes, presidenti është vënë në lëvizje për ti dhënë bashkive kryetarë, dëshira ime ishte që të kishim zgjedhje lokale në të gjithë vendin. Unë jam njeri që marr përgjegjësi, nuk mund tia lija këtë barrë pasardhësit tim.

Më fal që po jua them, nuk mendoj se është një problem mes Bashës dhe Berishës, është një problem i shkatërrimit të llogaridhënies edhe mes brenda vetë PD. Pse e mendoj kështu, unë kam qenë kryeministër i Shqipërisë, kam fituar edhe ndaj Fatos Nanos, dhe unë e dhashë dorëheqjen për të dhënë një zgjidhje politike.

Kemi të bëjmë me një krizë legjitimiteti, dualizmi, është e vërtetë që zotëria është zgjedhur në krye të PD në Qershor, është zgjedhur se ka pasur mbështetjen e Berishës, dhe të gjithë deputetëve të tjerë, papritur këta njerëz ia heqin këtë përkrahje, dhe ia heqin mbështetjen. Ata mund të jenë pa asnjë votë, por ama është detyra e tij që të rikthejë legjitimitetin, shpalli një Kuvend, ku nuk vuri në rend dite as votëbesimin e tij.

A shkojnë këto pamje, këta janë këmishzinj, këto janë struktura paramilitare, kjo është zgjidhja? Nuk është zgjidhja as parrulla revolucionin një ditë e drejtojmë një ditë na drejton. Ju e dini simpatinë time për doktorin, por nuk mund të drejtosh revolucionin një ditë po një ditë jo. Ju e keni parë, që kur bën një organizim të tillë, duhet ta drejtosh nga fillimi deri në fund.

Kjo është një histori e vjetër, thjesht ndryshon vendi ku bëhet përplasja. Vazhdojnë koncensionet pa fund, kjo situatë i shërben kapjes së shtetit, që duhet të niste me vendosjen e llogaridhënies brenda opozitës, ai që është shumicë, është shumicë, ai tjetri mund të shkojë dhe të krijojë një parti të re. Dua tiu them demokratëve kudo që janë, që dy herë të paktën kam bërë çdo gjë për të shpëtuar PD-në pasi kam menduar se është një forcë me kontribute historike për vendin tonë.