TIRANË
Mbledhja e Komisionit Hetimor parlamentar për Sterilizimin mbetet e paralizuar. Deputetja e PD-së Albana Vokshi kërkon të hapë mbledhjen pasi të dalë dëshmitari, ndërkohë që për deputetin e PS-së, nënkryetar i komisionit mbledhja është e hapur.
Vokshi ishte e vetmja deputete e opozitës në komision, pasi Ina Zhupa, Xhelal Mziu dhe Petrit Vasili janë ndaluar nga Garda. Por më pas iu bashkua dhe Petrit Vasili i PL.
Vokshi: Se prishim dot infeksionin se infeksioni i vjedhjes dhe korrupsionit ju ka zënë. Mbledhja nuk fillon pa dalë dëshmitari.
Metaj: Shumë e spikatur me shkuljen e mikrofonave…
Vokshi: Merr një kapele polici nga ato që prokuroi ky 300-400 euro. Vër një kapele o Ilir, nga ato që ky ka prokuruar. Shko dhe në Vlorë, dil çik te lungomare përmbytu pastaj hajde.
Ndreca: Do bëj kërkesë të bashkohesh me shokun tënd Gazin. Hajde në Gjykatë. Vazhdo flit. Bashkë e paditur me shokun Gazi do jesh shumë shpejt. Pyete shokun tënd Gazin.
Vokshi: Për mllefin tënd personal. Ti kujton se duke drejtuar këtë do mbulosh abuzimet.
Metaj: Bashkë me mikrofonat shkulët dhe pikën e fundit të dinjitetit.
Vokshi: Pa kryetaren nu ke nis dot. Lexo ligjin. Po të kishe lexuar mirë ligjin nuk do vije firmat. Se ti ke vënë firmat pa lexuar mirë ligjet. Ti do ta hash o ditëzi.
Ndreca: Imagjino të kesh më shumë pushtet ti? Ti ke fjalën dhe çfarë bën.
Vokshi: Kur do shkosh prapë në SPAK.
Ndreca: Sa herë të më thërrasin. Ju që i thoni lavire bulevardi Prokurores së Përgjithshme ku do shkoni.
Vokshi: Kapelet, kapelet.
Ndreca: A keni shtyllë kurrizore? Do shkoj sa herë të më thërrasin sepse e kemi krijuar ne, që të shkojmë të gjithë atje. Ju që i thoni lavire bulevardi Prokurores së Përgjithshme çfarë morali keni ju të flisni për drejtësinë. Ju që i thoni organizatë kriminale SPAK-ut.
Vokshi: Sa të përmenda SPAK-un e humbe qetësinë. Qetësohu! Kur do shkoh herë tjetër. Ky komision nuk i zgjidh dot hallet e tua personale.
Ndreca: Nuk kam asnjë hall personal. Shkoj shumë i qetë sepse e di çfarë kam bërë. Ku ke moral politik të flasësh për Kushtetutën. Ti mban molotovin në xhep.
Vokshi: Ai molotovi është mesazhi i parë që i jepet Edi Ramës, gjithë ministrave që janë bërë palë më krimin dhe korrupsionin. Mos mendoni se do na shkelni me këmbë, se do uzurponi komisionet. Është radha jonë, do i përgjigjemi interesit të qytetarëve.
Ndreca: Me 4 mijë veta dashkeni me marrë pushtetin.
Vokshi: Do ta hap unë mbledhjen.
Ndreca: Mbledhja është hapur. Do ta drejtosh, drejtoje!