Orinda Huta dhe Turjan Hyska u bekuan me dhuratën më të bukur të jetës, vajzën e tyre të parë që e pagëzuan me emrin Atara.

E vogla u kthye në kryefjalën e shtëpisë dhe mori të gjithë vëmendjen e mamit dhe babit, ndërsa Orinda la për pak kohë mënjanë televizionin për t’iu përkushtuar të bijës.

Mirëpo, koha larg ekranit duket se ka përfunduar, pasi Orinda rikthehet sërish këtë të diel me emisionin e saj “Jo vetëm modë”, siç bën të ditur në rrjete sociale.

“Rikthehem të dielën”- shkruan moderatorja krahas videos, duke gëzuar fansat me këtë lajm.

Megjithëse zgjodhi të qëndronte për pak kohë larg ekranit, Orinda nuk ka qëndruar larg rrjeteve sociale dhe jo më larg se dy javë më parë, mori vëmendjen për shkak të një përplasjeje mendimesh me një ndjekëse.

Ajo mori vërejtje për faktin që qeni i shtëpisë i qëndron afër të voglës.

“Mos shkruani më të tilla mesazhe…nuk lodhem së bëri block”,- ka shkruar Orinda në InstaStory.