Pesë shqiptarë janë zbuluar dhe arrestuar në Holandë, ne perpjekje per te kaluar ilegalisht drejt Mbreterise se Bashkuar.
Emigrantët u zbuluan nga qeni i policisë në portin e Roterdamit nga ku do të tentonin për të kaluar në Angli, por ëndrra u pre në mes dhe tashmë do të deportohen për në atdhe.
Mediat holandeze raportojnë se të shtunën, të të njëjtin vend u kap një polak që po shoqëronte një grua dhe një fëmijë për të ikur për në Angli.