Nga Ylli Manjani/
Joe Biden po i kërkon kongresit të pezullojë taksën e karburantit, përtej debateve të ekspertëve atje. Qëllimi është ulja e çmimit të karburanteve, pra mbrojtja e popullsisë nga çmimi i lartë.
Ky që na bën si shefi i Joes, themeluesi i Ballkanit të Hapur, as që e qeth hiç për popullsinë e vet. E rrit çmimin për kokërr të qejfit, jo për të mbrojtur konsumatorin, por për të rritur të ardhurat në buxhetin e qeverisë. Ti shtojë ca pare vetes për atë tajaren që fluturon e salltanete të tjera të rastit.
Dmth qeveria e tij rrjep pastër fare popullin e vet në kohë krizë.
Rritja e fitimeve në kohë lufte e krizash, në kurriz të konsumatorëve, quhet matrapazllëk.
Ndërsa Ai është matrapaz.
Dhe si të gjithë matrapazët kujdeset të shesë foto e video se është taku me atë të madhin e Amerikës, ku i ka thënë gjëra të mëdha e të mençura.
I lemë të gjitha këto,po si si vjen marre që gjith ai rryp i gjatë iu qep si zar një plaku që ishte në punë të vet e as që e kishte haberin se kush ishte ky që i vinte vërdallë dhe i fërkonte shpatullën!?
A është udhëheqës i madh?!
Pse nuk ulet të bisedojë në një takim zyrtar siç bëhet në tilla raste?!
Ça do të na tregojë se Ai Joe Biden e ka shok të ngushtë?! Kanë luajtur basketboll bashkë me Dinamon?!Apo e ka pasë komshi te Myslym Shyri?!
Hapu dhè!
Mirë me ne, po edhe Presidentit të Amerikës i bën matrapazin?!