Ministrja e Shtetit për fëmijët dhe rininë, Bora Muzhaqi në ceremoninë për dhënien e “Medaljes së artë” së nxënësve ekselentë, dha disa këshilla drejtuar tyre për sfidat që do kenë në momentin që do nisin studimet dhe më tej.
Muzhaqi u shpreh se do ketë vështirësi jo vetëm në procesin mësimor por edhe në gjetjen e një pune të përshtatshme por kjo nuk duhet t’i demotivojë në perpjekjet per t’ia dalë me sukses.
Ajo tha se “Rinia nuk është e ardhmja!”, por e tashmja.
Fjala e Muzhaqit:
Këshilla ime është për mësimet dhe sfidat e procesit mësimor.Ju këshilloj që cdo lëndë është më e bukura që keni bërë ndonjëherë, sepse respekton edhe mësuesin.Edhe në punësim do keni sfida, edhe në gjithë aplikimet dhe intervistat që të gjeni vendin që ju përshtatet, por pas shumë ditësh, sic e shoh unë sot.Ato punët në dukje jo shumë të rëndësishme janë thelbësore për rezultatin final ju jeni shumë të guximshëm, nuk keni ndrojtje dhe I shprehni mendimet tuaja hapur. Ju lutem nga zemra ta mbani gjithmonë këtë vecori.
Rinia është e ardhmja unë jam dakord, ju jen I e tashmja sepse gjithë revolucioni dhe guximshmëria juaj më bën shpresë plotë që e ardhmja jonë është e ndritur.