Justin Bieber ka performuar në “Jeddah Corniche Circuit” në Arabinë Saudite të dielën (5 dhjetor), mes polemikave rreth paraqitjes së tij mbi praktikat e të drejtave të njeriut në vend.
Ylli kanadez i popit, 27 vjeç, u pa i veshur me një fanellë dhe pantallona atletike në skenë për performancën e tij në lidhje me Çmimin e Madh të F1, duke performuar një set që përfshinte këngët: Deserve You, Somebody dhe Hold On.
Gruaja e tij Hailey Baldwin , 25 vjeç, ndau një foto nga koncerti në Instagram, në mbështetje të bashkëshortit të saj, i cili u përball me kërkesa të shumta për t’u tërhequr nga koncerti.
Këngëtarit ndër tjera i ishte bërë thirrje nga aktivist për të drejtat e njeriut mos performoj në një vend ku të drejtat e grave dhe burrave nuk janë të barabarta, si dhe homoseksualizmi është mëkat.
Artistët e tjerë të planifikuar për të dalë në skenë për shfaqjen F1 përfshinin A$AP Rocky, Jason Derulo, David Guetta dhe Tiesto.
Midis njerëzve që i kërkonin këngëtarit të “Peaches” të anulonte koncertin ishte Hatice Cengiz, e fejuara e kritikut të ndjerë saudit Jamal Khashoggi, i cili u vra në tetor 2018 nga agjentët sauditë në Stamboll.
Zyrtarët e inteligjencës amerikane më vonë thanë se ishte miratuar nga Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, shkruan DailyMail.
Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite tha në një deklaratë se “refuzon plotësisht vlerësimin negativ, të rremë dhe të papranueshëm në raportin që ka të bëjë me udhëheqjen e Mbretërisë”.
Drejtat e Njeriut , Celine Assaf-Boustani, muajin e kaluar tha se “do të ishte katastrofike për Justin Bieber, një artist me një ndjekës të gjerë global dhe që është i pëlqyer nga miliona, të përdoret si peng nga regjimi vrasës i MBS”.
“Kjo performancë do të qëndronte në kontrast të plotë me vlerat thelbësore që ai pretendon se abonohet. Muzika nuk është thjesht një biznes, por edhe një formë arti me ndikim që nuk duhet të blihet nga një diktaturë brutale”, tha tutje Assaf-Boustani.