Fabio Capello është një nga opionistët më aktivë në Itali gjatë muajve të fundit dhe komentet e tij “pikante” përhapen shumë shpejt në të gjithë mediet europiane. Ish-trajneri i ka bërë një analizë të shkurtër ndeshjes mes Milanit dhe Juventusit.

Ai shprehet se Juventusi bëri paraqitje të turpshme, por nuk ka fjalë të mira për Milanin, që sipas tij bënë një paraqitje normale. Në pjesën e parë Capellos nuk i ka pëlqyer asnjëra prej skuadrave dhe bën ironi me Superligën Europiane.

“Juventus ishte i turpshëm ndaj Milanit, Ata nuk ekzistuan në pjesën e parë. Nuk kishin ide në lojën e tyre, ashtu si ndaj Udineses javën e shkuar. Milani bëri pjesën e vet, por pa bërë gjëra të komplikuara. Atyre u mungonte agresiviteti.

Të dyja skuadrat gabuan shumë në pasime në pjesën e parë. Kishte aq shumë të tillë, aq sa pyeta veten nëse janë mjaftueshëm të mirë për të luajtur në Superligën Eruropiane”, u shpreh Capello. /abcnews.al