Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri mund të nënshkruajë një kontratë të re me klubin.
Më herët mediat italiane raportuan për një ndarje të mundshme me timonierin, megjithatë, sipas La Gazzetta dello Sport, në realitet situata është krejtësisht ndryshe. Juventus e konsideron Allegrin si njeriun e duhur për të punuar me ekipin në një moment të vështirë. Sipas burimit, kontrata aktuale e trajnerit, e llogaritur deri në vitin 2025, mund të zgjatet edhe për dy vjet të tjera, deri në verën e vitit 2027.
Massimiliano Allegri është në krye të Juventusit që nga viti 2021. Më parë, ai gjithashtu ka punuar në klub nga 2014 deri në 2019. Pas heqjes së 15 pikëve, ekipi bardh e zi renditet në vendin e dhjetë në tabelën e Serisë A. /G.D abcnews.al/