Rikthehen tifozët në stadiumet angleze. Pas një viti të errët të kushtëzuar nga pandemia e Covid, Anglia ka vendosur që të hapë stadiumet për tifozët e “etur” e kjo pëër një numër të reduktuar.
Finalja e Kupës Carabao midis Tottenham dhe Manchester City do të ketë 8,000 tifozë të pranishëm pasi u konfirmua si një ngjarje pilot për të provuar kthimin e turmave të mëdha të tifozëve.
Një pjesë e biletave do t’u vihet në dispozicion të dy klubeve për ndeshjen në stadiumin Ëembley më 25 Prill.
Pjesa tjetër do t’u jepet banorëve lokalë në stafin e Brent dhe NHS, shërbimit shëndetësor. Rick Parry, kryetar i Lidhjes Angleze të Futbollit (EFL), tha se ishte një “moment historik i rëndësishëm”. Më 18 Prill, gjysmë-finalet e Kupës FA midis Leicester City dhe Southampton do të kenë 4,000 tifozë ndërsa finalen e 15 majit do të mirëpresë 21,000 spektatorë.
Këto lojëra mund të provojnë gjithashtu një skemë pasaporte Covid, ku pasaportat do të tregonin nëse një person ishte vaksinuar, kishte një test të fundit negativ ose imunitet natyror.
Ndeshjet janë tre nga nëntë eventet në të gjithë sportet dhe artet – i cili gjithashtu përfshin Kampionatin Botëror të Snooker – i cili do të përdoret për të siguruar “të dhëna dhe kërkime kryesore shkencore” se si ngjarjet mund të hapen në mënyrë të sigurt për tifozët në përputhje me hartën e rregullave të daljes nga izolimi.
Faxweb.al