Kryetarja e Bordit të Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, Shqiponja Telhaj, ka reaguar pas përmendjes së emrit të saj në mediat italiane, si pjesë e skandalit me diplomat universitare false.
Sipas mediave italiane pretendohej se Telhaj në një rast korrupsioni me diplomat dhe në këmbim kishte marrë një çantë të shtrenjtë të markës Louis Vuitton në vlerën e 2 mijë eurove.
Në reagimin e saj, Telhaj thotë se nuk ka pranuar asnjë dhuratë, madje nuk ka pirë asnjë kafe nga asnjë përfaqësues i universiteteve të huaja apo shqiptare.