Erion Murataj PSD

Moderatorja e “Ferma Club”, Ditea Berisha, ka folur pa komplekse për jetën e saj personale gjatë një interviste në emisionin “2984” me Albano Bogdon në Vizion Plus. E pyetur direkt nga moderatori nëse është në një lidhje, Ditea nuk ngurroi të përgjigjet:

“Jo, nuk kam të dashur aktualisht,” tha ajo me sinqeritet.

Deklarata e saj vjen në një moment kur ajo po shijon suksesin si prezantuese e një formati që e ka kaluar edhe si konkurrente. Ish-fermerja e “Ferma VIP 1” tregoi se përvoja në reality-show ka qenë thelbësore në rritjen e saj personale dhe profesionale:

“Më ka rritur shumë. Tani nuk e kam më problem të jem në ekran, siç e kisha më parë,” u shpreh ajo.

Ditea u shpreh mirënjohëse për eksperiencën në “Ferma”, duke e cilësuar si një përjetim të jashtëzakonshëm:

“Ka qenë shumë e bukur. Kush di ta përjetojë, i merr më të mirën.”