Zonja Robinson është personazhi i Gwyneth Paltrow në filmin e saj të ardhshëm

Në një intervistë të re për Vanity Fair, fituesja e çmimit Oscar ndau disa detaje të nxehta në lidhje me rolin e saj përkrah Timothée Chalamet në filmin e ardhshëm “Marty Supreme”, sipas CNN.

Chalamet luan kampionin e ping pongut në këtë film, ku ai dhe personazhi i Paltrow afrohen shumë. Kaq shumë, saqë pamjet nga paparaci të personazheve të tyre duke u puthur në xhirime shpërthyen në rrjet.

Paltrow tha se skena në fjalë ishte vetëm një përgatitje për skenat e seksit.

“Do të thosha që ka shumë seks në këtë film,” tha ajo. “Ka shumë – shumë.”

Kur gazetarja e pyeti nëse ajo ndodhej shpesh në pozita të ndjeshme me të, Paltroë u përgjigj: “Përtej.”

Paltrow ka pasur skena seksuale në karrierën e saj disa dekadash si një nga yjet më të mëdha të Hollywood-it, por kohët kanë ndryshuar.

“Tani ka koordinator intimiteti, gjë që unë nuk e dija që ekzistonte,” tha Paltrow. Kur koordinatorja e intimitetit të filmit, që ndihmon në koreografinë e skenave intime, e pyeti Paltrow nëse ajo ishte në rregull me një lëvizje të veçantë ajo tha: Unë jam nga epoka kur nudo shkoje në shtrat, dhe kamera ishte aty.

“Do të ndihesha, si një artiste, shumë e kufizuar nga kjo.”

Paltrow u shpreh edhe për diferencën e moshës me kolegun e saj me çmim Oscar.

“Thashë: ‘Ok, super. Jam 109 vjeç, ti je 14,’” tha ajo për Chalamet.

Për të qenë korrekt, Paltrow është 52 vjeçe, ndërsa Chalamet 29.

“Marty Supreme” pritet të lancohet më 25 dhjetor.