Ekspertët në Skoci vunë re se kur gaforret përballen me elektromagnetizmin, nxiten të japin disa ndryshime psikologjike dhe të sjelljes, dhe kjo gjë shkakton ndryshime qelizore në specien e tyre. Këto rezultate u gjendën në 60 gaforre kafe të studiuara në St Abbs Marine Station, dhe ndryshimet qelizore do të bëjnë të mundur që gaforret të jenë dhe më të prekura nga infeksionet.
Kabllot e energjisë elektrike që gjenden nën ujë lëshojnë një fushë elektromagnetike e cila tërheq gaforret dhe i bën ato të qëndrojnë në një vend, duke ndikuar kështu në aftësitë migurese dhe riprodhuese të tyre. Gaforret kafe janë një nga llojet më të konsumuara nga njerëzit dhe njihen për shijen e tyre të ëmbël dhe delikate. Vetëm në kanalin anglez janë grumbulluar më tepër se 10,000 ton gaforre kafe çdo vit, sipas Wildlife Trusts.
Prandaj çdo efekt negativ në aftësitë e tyre riprodhuese dhe migruese mund të ndikojë në mënyrë të madhe popullatën e tyre. Ky ekip paralajmëron ndryshimin e sjelljes së gaforreve që janë të ekspozuara me fusha magnetike të ndryshme, dhe sjellin ndër mend se kjo gjë mund të sjellë dëme të mëdha ekonomike dhe për personat të cilët ushqehen përmes shitjes së gaforreve.