Fatbardh Kadilli mendon se nevoja për ta bërë Sali Berishën sërish kryetar të Partisë Demokratike është “kohë e humbur”.
Kadilli tregoi edhe tre të metat e Berishës, duke shtuar se ish-kryeministri nuk është në gjendje ta rrëzojë qeverinë e Edi Ramës as me protesta.
Kadilli: Kush pret të bëhet Berisha kryetar partie, humbet kohën! S’ka nevojë të riciklojmë Tritan Shehun, Aldo Bumçin…
06/04/2022, 13:27 0
Fatbardh Kadilli mendon se nevoja për ta bërë Sali Berishën sërish kryetar të Partisë Demokratike është “kohë e humbur”.
Kadilli tregoi edhe tre të metat e Berishës, duke shtuar se ish-kryeministri nuk është në gjendje ta rrëzojë qeverinë e Edi Ramës as me protesta.
“Ai nuk e akomodon dot projektet alternative, projekti im është prokejt alternativ, nuk akomodon dot karrierë e njerëzve që rrinë aty. Nuk gjen dot komunikim me shoqërinë përtej partisë. Nëse ne demokratët jemi keq për ta bërë edhe njëherë kryetar partie Sali Berishën, kjo është kohë e humbur”, tha Kadilli në “AbcNeës”.
Kadilli u shpreh se nuk mendon që sot ka njerëz të cilët kërkojnë riciklimin e figurave të PD-së si Tritan Shehu apo Aldo Bumçi.
“Ëndrra të tilla që unë e përmbys se kam krahun e fortë, nuk ecin në politikë, nuk rrëzohet qeveria me minoranca që janë në sherr me njëra-tjetrën. Shqiptarët kanë nevojë për projekt të ri, nuk e di nëse ka ndonjë që mezi pret të shohë edhe njëherë Bashën kryetar Bashkie, se la ndonjë gjurmë të madhe, apo Berishën. Unë nuk besoj se ka në Shqipëri nevojë të riciklojmë Aldo Bumçin, Tritan Shehun..”, u shpreh ai.