Kërkesë Kryesisë së PD
Duke qenë i qartë për gjëndjen ku ndodhet Partia Demokratike si forca kryesore e opozitës;
Duke mbajtur parasysh tronditjen që ka sjellë rezultati i zgjedhjeve dhe problematika e tyre;
Duke e ndjerë syrin mbikqyrës të publikut që do të vrojtojë mënyrën se si do i trajtojë zgjedhjet në parti forca që denoncon infrastrukturën e zgjedhjeve kombëtare apo lokale;
Duke qenë i bindur për peshën e madhe që ka procesi për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD;
Për vetë rëndësinë që ka përfshirja sa më e plotë e të gjithë anëtarëve të PD, dhe sensibilizimi i antarësisë për rëndësine garës;
Duke qenë i patundur në besimin se forca e PD vjen nga demokratizimi, hapja dhe energjizimi i saj;
Me vetëdijen e plotë se ajo që i përket PD, dhe e shqetëson atë, i përket gjithë shoqërisë dhe është shqetësim edhe i saj;
I kërkoj Kryesisë së Partisë Demokratike sa vijon:
1- Të miratojë sa më parë kandidaturat që kanë kërkuar të jenë në garë,
2- Të miratojë modalitetet për mbledhjen e aktiveve te degëve ku kandidatët me kohe te barabarte të paraqesin platformat e tyre dhe të komunikojnë me anëtarësinë;
3- Të procedojë me ngrirjen e administratës së PD deri në zgjedhjen e Kryetarit;
4- Të pajisjë menjëherë kandidatët me listat e plota të anëtarësisë;
5- Të organizojë tre debate televizive, të hapura për publikun dhe median, me pjesëmarrjen e të gjithë kandidatëve, në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë