Për shumë njerëz, kafeja është një pije ekzaltuese.

Ajo arrin të ndezë trupin dhe të largojë lodhjen, dhimbjen e kokës dhe plogështinë.

Pavarësisht kësaj, kafeja mund të krijojë varësi dhe të shoqërohet me nervozizëm dhe të dridhura.

Një gjë e tillë, i shtyn njerëzit të zgjedhin çajin, një alternativë më e butë për organizmin.

Për më tepër, çaji ka fituar reputacionin e të qenurit një pije shumë e shëndetshme.

AgroWeb.org ka bërë një krahasim mes të dyja këtyre pijeve përmes të dhënave, ndaj lexojeni patjetër deri në fund për të zbuluar faktet surprizë.

Përfitimet
Kafeja dhe çaji kanë avantazhe dhe disavantazhe.

Studimet për të dyja janë kontradiktore, ndonëse disa prej tyre pohojnë se kafeja ka aftësinë të ulë predispozitën e shfaqjes së sklerozës, Alzheimerit apo të diabetit.

Kafeja ka përmbajtje më të lartë të kafeinës dhe stimulantët e saj ndihmojnë njerëzit që vuajnë nga azma të qetësohen.

Kafeina pakëson migrenën dhe rekomandohet të pihet pasi e keni tepruar me alkolin.

Shkencëtarët e Harvardit që kanë analizuar rolin e kafesë në shëndet thonë se ajo nuk shkakton probleme shëndetsore, por nuk ka ndonjë përfitim të mirëfilltë.

Çaji është i pasur me antioksidantë dhe substanca që luftojnë qelizat e dëmshme.

Të dhënat e AgroWeb.org konfirmojnë se këto antioksidantë luajnë rol në parandalimin e shfaqjes së tumorëve por jo