Nga Erion Murataj
Të drejtosh një formacion politik në një fushatë lokale të jep benefitin të prekësh me në brendësi problemet e komunitetit dhe të kuptosh më në brendësi aferat që pretendentët kanë bërë në kurriz të qytetarëve.
E pra, kam dëgjuar shumë akuza për Gled LLATEN por jam tmerruar nga historitë me 3000 eurosha të Luçiano Boçit.
Çudira të natyrës surreale ku pedagogu deputet ka tarifë standarte 3k si për infermierët , mësuesit apo dhe specialistët në administratë.
E përtej 1000 problemeve dhe akuzave politike që ka për Llatjen i cili padyshim ka shumë kusure në kurriz të cilat ska dyshim që i ka dhe për shkak se gjysma tjetër e pander Mona, Luli sot Meta, Berisha ja bën konçesion në 2019 duke e lënë mire pa kandidat por dhe pa opozitë në këshillin bashkiak.
E për pasojë të këtij shkaku lajthitja është e pranueshme.
Por!
Unë refuzoj të pranoj si alternativë një pseudo profesor taksidar me tarifë 3000 euro për vend pune siç thonë për Luçianon.
Refuzoj të pranoj po ashtu të pranoj si alternativë dikë që premton se nuk do gënjejë ndërkohë që e ka për detyrë dhe ligjerisht këtë gjë.
E për gjithë gjynahet që ka Gledian Llatja nuk them dot duke uleritur votojeni dhe pse mendoj se një të riu do dhënë gjithmonë një shans i dytë.
Për Luçianon mund të them vetëm se gjersa nuk e akuzuat e ta çonit para drejtësisë , lëreni ti hajë gezuar 3 k dhe mos i besoni dikujt që me “k” eurot e hallexhinjve kërkon të zgjoj Elbasanin me kafe çdo mëngjes .