Një 24 vjeçar me inicialet S.M është arrestuar në Korçë teksa është kapur në lagrancë duke transpotuar 3 emigrantë të paligshëm në këmbim të një pagese prej 200 eurosh.

24 vjeçari banues në Durrës, është kapur duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi dhe në sajë të një kontrolli u zbulua se po transportonte emigrantë të paligjshëm me destinacion BE-në.

Njoftimi i Plotë

DVP Korçë

Vihen në pranga 3 shtetas, njëri prej tyre në vijim të operacionit “Perimetri”, i cili u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm dhe duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. M., 24 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas u konstatua nga shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Volvo”, 3 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit 200 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Nga verifikimet e kryera rezultoi se drejtuesi i mjetit shtetasi S. M., drejtonte mjetin pa leje drejtimi.