Shqiptarët që duan të pushojnë në Kosovë dhe anasjelltas gjatë periudhës së verës, duke nisur nga 1 qershori, do të kalojnë në kufi pa u regjistruar për të shmangur radhën dhe vonesat në qarkullim.
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Bledi Çuçi tha në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive në Prishtinë se protokolli i parë që do nënshkruhet këtë të hënë, do të arrijë që të lehtësojë qarkullimin në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë gjatë periudhës së verës.
“Arrijmë atë që përgjatë periudhës së verës dhe fundjavave kur ka fluks lëvizje ne do e lehtësojmë plotësisht. Nga 1 qershori deri në 30 shtator për çdo fundjavë dhe për çdo ditë feste shtetërore në kufijtë tanë shtetasit e Kosovës e Shqipërisë do kalojnë pa qenë nevoja e regjistrimit në kufi që mos krijohet asnjë radhë apo vonesë në qarkullim“, tha ministri Çuçi.