Është futur në Regjimin e Posaçëm (41-bis) i dënuari me 22 vite burg, Altin Kodra.

Ai do të qëndrojë për një afat prej 1 viti, pranë IEVP-së Peqin, ndërsa kalimi i tij në këtë regjim u bë nëpërmjet Urdhrit “Për vendosjen në regjim të posaçëm të të drejtat në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale të sigurisë së lartë” të Ministrit të Drejtësisë.

Altin Kodra është dënuar me 22 vjet burgim nga Gjykata e Shkodrës, për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Gjatë kohës që ka qenë duke vuajtur dënimin, ai është dënuar edhe për vepra të tjera penale. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë e ka dënuar për kryerjen e veprës penale “Largim nga vendi i qëndrimit”. Po ashtu, është dënuar në dy raste të tjera, me vendim të formës së prerë për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP”.

Regjimi i posaçëm “41-bis” është një masë për të burgosurit që janë të përfshirë në veprime të rënda penale, si pjesëmarrës në grupe të strukturuara kriminale, organizata kriminale, banda të armatosura ose organizata terroriste. Ky regjim është një masë për sigurinë e lartë dhe për individët me statusin e të paraburgosurit.

Top Channel