Prej ditës së shtunë, kohë kur ka nisur funksionimi i trageteve të linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë, ka nisur edhe largimi i emigrantëve dhe të huajve që erdhën në Shqipëri dhe kryesisht në Vlorë për festat e fundvitit, raporton A2 CNN.

Këtë të diel nga porti i Vlorës janë larguar 870 pasagjerë. Gjithashtu sipas të dhënave janë larguar edhe 150 automjete dhe 10 autobusë.

Të dhënat zyrtare nga porti i Vlorës bëjnë me dije se të shtunën nga ky port janë larguar 1000 pasagjerë dhe 200 automjete dhe 15 autobusë, raporton A2 CNN.

Referuar shifrave nga porti detar kanë dalë përgjatë kësaj fundjave 1870 pasagjerë 350 vetura si dhe 25 autobusë.

A2 CNN mëson se ata kanë qenë kryesisht emigrantë italianë më së shumti, por edhe nga vendet e tjetër të Bashkimit Europian që kanë kaluar festat në Vlorë por nuk kanë munguar as shtetas të huaj kryesisht Italian. (A2