Mevlani ndodhet mes dy zjarresh, duke qenë se ende nuk është i vendosur se cilën prej vajzave Antonelës dhe Ledjanës pëlqen më shumë.
Sapo nisi emisioni, Antonela tha se do hiqte dorë nga Mevlani pasi donte ta shihte të lumtur dhe s’donte të hynte në mes tij dhe Ledjanës nëse ato pëlqeheshin.
Produksioni i Përputhen, nxori disa pamje nga jashtë studios ku Mevlani ishte i ulur në tokë dhe Antonela duke qarë pranë tij.
Sherri mes tyre kishte nisur pasi Mevlani nuk dinte kë nga vajzat të shoqëronte në shtëpi.
“Kam 3 javë që s’jam mirë, edhe në shtëpi më pyesin çfarë ke, se s’jam fare me këmbë në tokë,” tha Mevlani.