Joao Pedro, mesfushor i Los Angeles Galaxy, i cili luan aktualisht në Portugali, ka treguar për Record se si Zlatan IObrahimovic ka një konsideratë galaktike për veten.

“Luanim në transfertë kundër Houston Dynamo. Kemi akaluar në avantazh 1-0, më pas kemi shkuar 2-2 dhe në minutat e fundit kemi pësuar golin e tretë. Dhe, pas ndeshjes, Zlatan na ka nxirë”, ka thënë Pedro.

“Na tha ‘Shikoni, nëse keni ardhur këtu për një shëtitje në Hollyëood ma thoni, por ma thoni tani. Unë kam 300 milionë në llogarinë time dhe zotëroj një ishull, nuk më duhet e gjitha kjo. Dhe personi i parë që flet, do ta vras, do ta vras seriozisht”.

Joao Pedro ka treguar edhe një anekdotë tjetër që ka lidhje me një dhuratë ditëlindjeje që ia “vodhi” Ibra. Çfarë ishte? Një goditje për fillimin e ndeshjes.

“Po nisnim ndeshjen stërvitore 11 kundër 11 dhe dikush ka pyetur ‘kush do ta niste?’. Zëvendëstrajneri ynë është kthyer dhe ka thënë ‘Joao Pedro, sepse sot është ditëlindja e tij’. Ibra është ktheyr dhe ka thënë ‘çdo ditë është ditëlindja ime, ma jepni topin’. Dhe ka qeshur me të madhe”.