Erion Murataj PSD

Abby Wu ishte vetëm 14 vjeç kur kreu operacionin e saj të parë estetik.

Pas marrjes së trajtimit hormonal për një sëmundje, pesha e Abby u rrit nga 42 kg në 62 kg për dy muaj.

E mitura po përgatitej për të dhënë një dramë dhe mësuesja i tha se duhet të humbiste peshë për t’u përshtatur me rolin.

Nëna e Abby-t e çoi vajzën atë për të bërë liposuksion për të hequr dhjamin nga barku dhe këmbët.

Abby kujton fjalët e nënës së saj teksa priste në klinikë: “Vetëm ji e guximshme dhe ec brenda. Do të bëhesh e bukur sapo të dalësh”.

Operacioni ishte traumatik. Abbyt iu dha vetëm anestezi e pjesshme dhe ishte e vetëdijshme gjatë gjithë kohës.

Unë mund të shihja se sa yndyrë ishte nxjerrë nga trupi im dhe sa gjak po humbja”, kujton ajo.

Tani 35 vjeç, Abby ka bërë më shumë se 100 ndërhyrje, që kushtojnë gjysmë milioni dollarë.

Ajo zotëron një klinikë bukurie në qendër të Pekinit dhe është bërë një nga fytyrat më të njohura të kirurgjisë plastike në Kinë.

Por operacionet kanë ardhur me një kosto fizike. E ulur para një pasqyre brenda apartamentit të saj luksoz në Pekin, ajo lyen butësisht mavijosjet e krijuara nga një injeksion i fundit për dobësimin e fytyrës, një procedure që ajo i nënshtrohet çdo muaj për të ndihmuar që fytyra e saj të duket “më e fortë dhe me formën e dëshiruar” pasi gjatë tre operacioneve për zvogëlimin e nofullës, mjekët i kanë hequr shumë kocka.

Por ajo këmbëngul se nuk është penduar për operacionet dhe beson se nëna e saj mori vendimin e duhur gjithë ato vite më parë.

Kirurgjia funksionoi. Unë u bëra më e sigurt dhe më e lumtur, dita ditës. Mendoj se mamaja ime bëri thirrjen e duhur”, shprehet Abby.

Dikur e parë si tabu, kirurgjia plastike ka shpërthyer në popullaritet gjatë 20 viteve të fundit në Kinë, e nxitur nga rritja e të ardhurave të disponueshme dhe ndryshimet në qëndrimet sociale, kryesisht të nxitura nga mediat sociale.

Çdo vit, 20 milionë kinezë paguajnë për procedurat estetike.