Monika Kryemadhi është rikthyer të flasë për marrëdhënien mes LSI-së dhe PD-së së Lulzim Bashës.

Në intervistën për News24, Kryemadhi zbulon për herë të parë që Gazment Bardhi i kishte kërkuar Voltana Ademit që mos e dërgonte çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Gjithashtu Monika bën me dije se Lulzim Basha gënjeu LSI-në dhe opozitën për djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale.

“Nuk dua të merrem më të shkuarën. Vetëm për një gjë ndjehem fajtore që nuk kam besuar Ilir Metën në marrëdhënie me Lulzim Bashën. Gënjeshtra në të gjithë filozofinë politike të tij është mesaduket standard jetese. Që nga djegia e mandateve që unë prisja që të dilte Merkeli në suport të djegies së mandateve dhe ne të shkonim drejt zgjedhjeve të reja. Që nga bojkoti i zgjedhjeve lokale që ne prisnim të dilte PPE, CDU me 2 korrik dhe nuk dolën. Që nga lufta që nuk do të dorëzonte godinat dhe që i dorëzoi godinat.

Mjafton të pyesni zonjën Voltan Ademi që çfarë ka thënë Gaz Bardhi për çështjen në Gjykatën Kushtetuese, sesi i ka thënë mos shko, mos e ço. Që nga marrëveshja 5 qershorit që nuk ka dashur ta firmosë. Por nuk është normale që unë të nxjerr mesazhet dhe komunikimet që kemi me partnerët tanë. Po të paktën këtu kam dëshmitar Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin. Po të vijmë tek një listë që ne ramë dakord parimisht për të pasur kandidatë të përbashkët Dibër, Gjirokastër dhe Kukës. Ne e lamë që doktor Hajri Laçi do të ishte i treti në Dibër, dy ditë para zoti Basha më tha më jep një grua. Unë i thashë që nuk si të të jap një grua kur burri botës ka 6 muaj që po punon, ose vëre të katëertin jo të tretin. Dhe sigurisht çështja e Gjirokastrës, ramë dakord, zoti Tritan Shehu, zoti Vangjel Tavo dhe vetë strukturat e Partisë Demokratike dhe kur erdhi puna në fund të ditës nuk ndodhi asgjë. Ndërsa për Kukësin, LSI i qëndroi korrekte ka vetëm 58 vota, sepse 58 votat janë anëtarët e komisioneve. Ndërkohë që është normale dhe e moralshme. Dhe të gjithë votat i shkuan kandidatit të tretë të Kukësit’”, tha Monika.