Mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP” janë komentuar situatat picante të banorëve në shtëpi, që nuk kanë qenë pak. Natyrisht një prej tyre ka qenë edhe debate mes Donaldid dhe Semit, kur ai deklaroi se ishte “single” pasi më parë kishte puthur publikisht Bora Zemanin.
Duke folur për Semin, ai tha se e vlerëson shumë si njeri dhe shtoi se e kupton situatën mes saj dhe tij tani. Ndërkohë, vajzat e tjera thanë se do të reagonin njëlloj si ajo.
“Sido që të jetë unë Semin e vlerësoj shumë si njeri, sepse është njeri besnik. Unë e kuptoj situatën mes Semit dhe meje tani, por sërish kam super vlerësime për atë vajzë. Kam pasur vlerësim edhe jashtë në situata që ndoshta të tjerët nuk kanë pasur aq vlerësim sa kam pasur unë për të”, tha Donaldi.