Rita Petro ka folur shpesh për historinë e dashurisë me të ndjerin Latif Ajrullai, një histori pasioni e një lidhjeje të ngushtë mes tyre që për fat të keq u ndërpre për shkak të pandemisë Covid 19.
Petro e priste në Tiranë, ndërsa ai u bllokua në Maqedoninë e Veriut për shkak të sëmundjes. Me shpresën se do kthehej shpejt, ditët nuk i lanë radhë një puthjeje të mbetur peng mes tyre, por që Petro shpreson ta ketë në një dimension tjetër jetësor.
Duke folur për “Vila 24” moderuar nga Anila Çela, Rita Petro u ndal te perceptimi që ajo ka për një raport, duke thënë se në këtë botë jemi të gjithë kalimtarë. Lidhur me sfidat më të vështira që ka patur, Petro i është kthyer çasteve kur i është dashur të marrë vendime të forta.
Nga divorci te lidhja e re me të ndjerin Latif Ajrullai, ndërkohë që vajza nga martesa e parë ishte e vogël e të tjera peripeci pas largimit nga puna bënë atë që shënoi një hap të guximshëm e të bukur për vitet që do vinin.
“Kam lënduar një person, por sot kemi marrëdhenie të mira”-shprehet Petro duke i zbutur tensionet që i sjell çasti dhe i lëmon koha dhe vetëdija e njerëzve që vlerësojnë jetën dhe ndjenjat.