Shërbimi më i ri që do të ofrohet nga Snapchat do ta bëjë platformën dhe më të pëlqyeshme për t’u përdorur, pasi përdoruesit do të kenë mundësinë të skanojë dhe identifikojë objekte nga jeta reale.
Shërbimi i quajtur Scan nuk është një gjë tërësisht e re, pasi një formë e tij ka ekzistuar në Snapchat që në 2019. Mirëpo tani versioni i update-uar ka marrë më tepër vëmendje dhe tregon se Snapchat është i vendosur për të qenë më tepër se një aplikacion komunikimi.
Kjo teknologji është përdorur nga kompani të tjera që në 2017, ku dominuesi i saj ishte Google. Gjatë asaj kohe ky shërbim quhej Lens dhe i lejonte përdoruesit të skanonin objekte të ndryshme me smartphone-in e tyre dhe shfaqte produkte të ngjashme të listuara në internet.
Mirëpo tani që kjo teknologji u adoptua dhe nga Snapchat, ajo mund të bëhet mjaft e njohur, pasi platforma numëron pothuajse 300 milionë përdorues aktivë në ditë, nga të cilët më tepër se 170 milionë e përdorin të paktën një herë në muaj opsionin Scan.
“Ne besojmë se Scan do të jetë një nga prioritetet kryesore të aplikacionit në të ardhmen e afërt. Për sa i përket vazhdimësisë, ne shpresojmë të bëjmë akoma më shumë gjëra përmes kameras.” tha drejtuesja e produktit të kameras në Snap, Eva Zhan.