Kryeministri Edi Rama inspektoi sot shtëpitë e reja në Valias të Kamës që janë rindërtuar pas tërmetit të 26 nëntorit të 2019.

Gjatë inspektimeve Rama ka bërë batuta edhe me zv-kryeministrin Arben Ahmetaj i cili po e shoëronte.

Zonja e një shtëpie i ofroi karamele për ta qerasur por kryeministri nuk e mori e ndërsa e sugjeroi që t’ja japë Ahmetajt.

Jepi këtij se ky është helm, unë jam i ëmbël”, tha Rama.

“Rakipi me vërtetë i ka ndejt  në kokë po me stadiumin  ka prish pak punën”, u shpreh kryeministri.

Një tjetër batutë ai ka bërë edhe me një djalë i cili kishte vathë në vesh.

Shi shi me vath si Cristiano Ronaldo”, shtoi ai.